KORREKT / SOT16 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ky është udhëheqësi i divizionit në Gjykatën Themelore të Prishtinës që u arrestua sot

Ky është udhëheqësi i divizionit në Gjykatën Themelore të Prishtinës që u arrestua sot

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ndaluar për 48 orë ish-udhëheqësine  Zyrës për Menaxhimin e Lëndëve në Gjykatën Themelore në Prishtinë, nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Indeksonline mëson se personi i arrestuar është Agim Bytyqi. Bytyqi dyshohet se gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ka krijuar dosje fiktive dhe ka vendosur vulën e vërtetësisë në kopjen e një dokumenti të falsifikuar, të titulluar “Kontratë për shitblerje”, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete dhe persona të tjerë.

Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se sipas dyshimeve të bazuara që rezultojnë nga hetimet e zhvilluara, i dyshuari në cilësinë e personit zyrtar gjatë ushtrimit të detyrave të tij zyrtare, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore të kundërligjshme për vete dhe personave të tjerë, dyshohet se ka krijuar dosje fiktive, duke vendosur vulën e vërtetësisë në kopjen e një dokumenti të falsifikuar, të titulluar “Kontratë për shitblerje’’.

“Në kuadër të veprimeve hetimore, personi me inicialet M.B. shtetas i Serbisë i cili aktualisht ndodhet në arrati, i është mundësuar regjistrimi i një prone banesore në emrin e tij në Zyrën Kadastrale në Prishtinë. Prona në fjalë ka në sipërfaqe prej 55.89 m², dhe gjendet në Zonën Kadastrale në Matiçan”, thuhet në njoftim.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.