KORREKT / SOT16 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Më shumë se 190 mijë euro kursime personale, a do të jetë dimër i vështirë edhe për Artane Rizvanollin apo vetëm qytetarët?

Më shumë se 190 mijë euro kursime personale, a do të jetë dimër i vështirë edhe për Artane Rizvanollin apo vetëm qytetarët?

“Dimër i vështirë”, “sfida gjatë dimrit” kanë qenë dy nga deklaratat e ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli në lidhje me energjinë elektrike, e që kanë alarmuar qytetarët.

Ndërprerja e energjisë elektrike gjatë dimrit apo rritja e tarifave, të cilat janë paralajmëruar nga ministrja e Ekonomisë, janë tejet shqetësuese.

Në vazhdën e rritjes së inflacionit, rritja e tarifave të energjisë do të mund të ishte problematike dhe e paarritshme për qytetarët, që çdo ditë po ankohen për rritje të çmimit të produkteve esenciale.

Por a do të ishte kaq shqetësuese dhe e vështirë edhe për vetë Rizvanollin?

Në deklarimin e saj të pasurisë, dëshmohet se e para e ekonomisë në vend, nuk do ta kishte aspak problem për ekonominë e saj familjare në rast se do të rriteshin tarifat e energjisë.

Ajo në këtë obligim ligjor, ka deklaruar se vetëm kursime të saj i ka mbi 190 mijë euro, apo gjithsej 190 mijë e 600 euro.

Përveç parave të gatshme të kursyera, Rizvanolli ka deklaruar që ka edhe një banesë në vlerë 66 mijë euro, e që ka thënë se e ka dhuratë nga prindërit.

Ajo gjithashtu ka thënë se e ka një veturë të tipit Renault, në vlerë 16 mijë euro.

Tek të ardhurat vjetore, Rizvanolli ka deklaruar 19 mijë e 885 euro pagë vjetore nga Ministria e Ekonomisë, 1 mijë e 683 euro interes nga kursimet dhe 192 euro meditje. Ajo gjithashtu ka deklaruar edhe 8 mijë e 508 euro pagë vjetore të bashkëshortit të saj.

Pushtetarët në vend po i sigurojnë vetes të ardhura të majme, të cilat i sigurojnë ata që të mos kenë probleme ekonomike pavarësisht rritjeve ekonomike. Ata që pësojnë nga rritja e çmimeve janë qytetarët e Kosovës, të cilët ende pa hyrë mirë në dimër, po përballen me ndalje të gjata të energjisë elektrike për çka vazhdimisht po ankohen. /Lajmi.net/

 

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.