Johnny Depp ka zbuluar pse vendosi t’i kthejë shpinën Hollywood-it dhe të vazhdojë jetën e tij në Bahamas, larg kamerave dhe syve kureshtarë.
Aktori i famshëm bleu një ishull privat më shumë se 20 vjet më parë, dhe tani ai ka zbuluar se privatësia është një nga arsyet kryesore pse e do kaq shumë jetën në Karaibe, transmeton Indeksonline.
Në një intervistë me Wall Street Journal, Depp zbuloi se tani e kalon pjesën më të madhe të kohës në Bahamas, ku gëzon një paqe që ishte pothuajse e pamundur ta gjente në Hollywood. “Kam paqe dhe qetësi të plotë atje. Askush nuk po më drejton kamerën, askush nuk po më shikon ngultas”, tha aktori, sipas People.
Ai bleu shtëpinë e tij prej druri të viteve 1940 në vitin 2004 dhe me kalimin e kohës ndërtoi dhe një studio arti në pronë. Arti, thotë ai, është një nga mënyrat më të rëndësishme për të që të relaksohet dhe të shpëtojë nga jeta e përditshme.
Edhe pse tani është një nga aktorët më të famshëm në Hollywood, Depp ka zbuluar se aktrimi nuk ishte aspak pjesë e planeve të tij fillestare.
Në vitet 1980, ai u transferua në Los Angeles për të ndjekur një karrierë muzikore, por një takim ia ndryshoi plotësisht jetën./Indeksonline/
View this post on Instagram
A post shared by Johnny Depp (@johnnydepp)
A post shared by Johnny Depp (@johnnydepp)

