KORREKT / SOT16 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Rama reagon për këngën nacionaliste kundër Kosovës: Nuk duhet të kalojë në heshtje

Rama reagon për këngën nacionaliste kundër Kosovës: Nuk duhet të kalojë në heshtje

Kryeministri Edi Rama ka reaguar nga Brukseli lidhur me incidentin e ndodhur gjatë eventit të mbrëmshëm, ku u interpretua një këngë me përmbajtje nacionaliste kundër Kosovës.

Gjatë pjesëmarrjes në Forumin II të Zgjerimit të Bashkimit Evropian, kreu i Qeverisë e cilësoi këtë veprim si të papërshtatshëm dhe theksoi se ai nuk duhet të kalojë në heshtje.

Rama theksoi se incidente të tilla nuk duhet të rikthejnë tensionet e së kaluarës në rajon.

“Më lejoni të them diçka para se ti përgjigjem pyetjes suaj të drejtpërdrejtë për një të keqe që u bë dje përmes muzikës, që nuk duhet të kthehet sot në një të keqe të pranuar përmes heshtjes. Nuk e di nëse ishte e qëllimtë apo rezultat i injorancës, apo fakti që një këngë pa shije nacionaliste u interpretua në prag të këtij forumi. U interpretua nën titullin e bukur melodik të unitetit. Nuk është se lëndon vetëm ndjenjat e shqiptarëve, por ka të bëjë me nevojën që të mos lihet të kalojë në heshtje asgjë që na bën të kthehemi në të shkuarën. Unë kam qenë avokat prej shumë vitesh, për sa e rëndësishme është për fqinjësinë tonë, për ta mbajtur Serbinë në anën tonë, në anën e Evropës, pra të mos shkojë në të kundër të kësaj bindjeje. Por në të njëjtën kohë është e rëndësishme që të mos lëmë hapësirë për betejat mesjetare. Të gjithë ne duhet të angazhohemi për ta transformuar rajonin tonë në gjithçka për të cilën po flasim”, tha kryeministri Rama. /Euronews.al

Hap videon në burimin e saj ↗
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.