KORREKT / SOT16 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

“The Princess Switch”, komedia romantike që solli magjinë e Krishtlindjeve në Netflix

“The Princess Switch”, komedia romantike që solli magjinë e Krishtlindjeve në Netflix

Më 16 nëntor 2018, platforma Netflix publikoi filmin The Princess Switch, një komedi romantike që ndërthur dashurinë, identitetin e dyfishtë dhe atmosferën festive të Krishtlindjeve, duke sjellë një histori përrallore mbi dy gra që, ndonëse vijnë nga botë krejtësisht të ndryshme, zbulojnë se kanë një ngjashmëri të jashtëzakonshme fizike.

Ngjarja zhvillohet një javë para Krishtlindjeve dhe ndjek historinë e Margaretës, dukeshës së Montenaros, e cila po përgatitet për një jetë të përcaktuar nga detyrimet mbretërore, protokolli dhe pritshmëritë e oborrit. Gjatë një udhëtimi, ajo takon Stacy-n, një pastiçiere amerikane që jeton një realitet krejt tjetër, por që i ngjan asaj në mënyrë të habitshme. Nga kjo ngjashmëri lind një ide e pazakontë: të dyja vendosin të ndërrojnë identitetet për një periudhë të shkurtër, në mënyrë që secila të përjetojë jetën e tjetrës.Por shkëmbimi i roleve sjell më shumë sesa një ndryshim të përkohshëm të përditshmërisë. Mes pallateve mbretërore, traditave festive dhe përballjeve me ndjenjat e tyre, të dyja gratë nisin të zbulojnë dëshira që nuk kishin guxuar t’i pranonin më parë. Në këtë rrugëtim, dashuria shfaqet në mënyra të papritura, ndërsa kufiri mes jetës që kanë dhe asaj që dëshirojnë fillon të zbehet.Në rolin e dy personazheve kryesore interpreton Vanessa Hudgens, e cila sjell në ekran si Stacyn, ashtu edhe Margaretën. Kasti përfshin gjithashtu Sam Palladio dhe Nick Sagar. Regjinë e filmit e ka realizuar Mike Rohl, ndërsa skenari është shkruar nga Robin Bernheim dhe Megan Metzger.

Me dekorimet festive, peizazhet dimërore, kështjellat dhe atmosferën romantike, The Princess Switch ndërton një botë të ngrohtë kinematografike, ku fantazia mbretërore takohet me përditshmërinë dhe dëshirat e zakonshme njerëzore.

Filmi ishte komedia e dytë romantike me tematikë Krishtlindjesh që Netflix publikoi gjatë nëntorit të vitit 2018, pas The Holiday Calendar. I klasifikuar TV-PG, ai u bë pjesë e ofertës festive të platformës dhe më pas u zgjerua në një seri filmash, duke rikthyer personazhet në aventura të tjera mbretërore dhe romantike. /KultPlus

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.