KORREKT / SOT19 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“Kosova nuk ka blerë rrymë nga Serbia, por blerja e saj sot është ndaluar” – Zëdhënësi i Qeverisë sqaron deklaratat e quditshme të Kurtit e Rizvanollit

“Kosova nuk ka blerë rrymë nga Serbia, por blerja e saj sot është ndaluar” – Zëdhënësi i Qeverisë sqaron deklaratat e quditshme të Kurtit e Rizvanollit

Zëdhënësi i Qeverisë, Arlind Manxhuka ka tentuar të sqaroj tri deklaratat e quditshme që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli kanë dhënë sot.

Ai ka thënë se Kosova nuk ka blerë energji elektrike nga Serbia, por blerja e saj nuk ka qenë e ndaluar dhe nga sot, blerja e energjisë elektrike nga Serbia është zyrtarisht e ndaluar për të gjithur. Manxhula gjithashtu ka thënë se Serbia asnjëherë nuk është dashur si burim për blerjen e energjisë elektrike, por si rruga më e shkurtër për tranzitin e energjisë së blerë në bursën HUPX në Hungari.

Manxhuka ka cituar Kurtin kur ka thënë se pas katër javësh, më 14 dhjetor 2026, saktësisht, bëhen plot 6 vite prej se sistemi ynë elektroenergjetik fitoi pavarësinë e plotë energjetike.

“Që nga ajo kohë, Serbia bllokon alokimin komercial dhe tregtimin me linjat ndërkufitare me Kosovën, duke shkaktuar dëme financiare, por në kohë të caktuara edhe duke rrezikuar sigurinë e furnizimit me energji elektrike. Bllokimi i linjave nga ana e Serbisë nuk na pengon sepse duam të blejmë energji nga Serbia, mirëpo ajo e pamundëson shfrytëzimin e kësaj infrastrukture kritike për të sjellë energjinë tranzit nga shtetet e tjera. Pra, dy linjat e interkoneksionit 400 kilowoltëshe, të cilat i ka bllokuar Serbia, neve nuk na duhen të hapura në mënyrë që të importojmë prej saj, por në mënyrë që ato të shfrytëzohen për tranzit, për qarkullimin e lirë të energjisë elektrike, e cila me bllokimin e Serbisë, e ka fituar një mur në vend të telave të shpërndarjes, në vend të linjave të interkoneksionit”, ka cituar Manxhuka kryeministrin Kurti.

Ai gjithashtu ka cituar edhe atë që ka thënë ministrja Rizvanolli.

“Dua ta qartësoj edhe një gjë. Kjo nuk do të thotë që ne deri tash kemi pasur shkëmbime të energjisë elektrike me Serbinë. Siç e kam thënë edhe shumë herë më herët, ndërmarrjet tona publike, KOSTT dhe KEK, nuk kanë pasur transaksione me kompani serbe përgjatë qeverisjes sonë”, ka shtuar ai. /Lajmi.net/

Postimi i plotë:

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.