Dikur emrat e tyre përmendeshin gjithandej, këngët dëgjoheshin në çdo aheng dhe projektet e tyre priteshin me padurim.
Por me kalimin e viteve, skena muzikore ndryshoi dhe shumë artistë që dikur ishin në qendër të vëmendjes nuk janë më aq të pranishëm në publik.
Në mesin e emrave që sot shihen më rrallë në skenën muzikore janë Vesa Luma, Big Mama, Kaltrina Selimi, Mimoza Mustafa, Berkan Ahmeti, Adrian Gaxha etj.
Secili prej tyre ka lënë gjurmë në muzikën shqiptare dhe ka pasur periudhën e vet të suksesit. Megjithatë, gjeneratat e reja të artistëve kanë sjellë një frymë tjetër në estradë, ndërsa vëmendja e publikut është zhvendosur drejt emrave të rinj.
Por, a janë këta artistë vërtet të harruar nga publiku, apo thjesht kanë zgjedhur të qëndrojnë më larg vëmendjes mediatike?
Një gjë është e sigurt: këngët dhe sukseset e tyre vazhdojnë të kujtohen nga shumë fansa.

