Vlora Çitaku, ka theksuar rëndësinë e partneritetit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian për të ardhmen euroatlantike të Kosovës, raporton GazetaBlic.
Në një reagim pas pjesëmarrjes në Forumin Ndërkombëtar të Strategjisë në Prishtinë, Çitaku ka vënë në pah nevojën për kohezion të brendshëm, duke kërkuar përparim nga Kosova dhe hapa konkretë nga BE-ja, dhjetë vjet pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit.
Ajo ka ritheksuar se anëtarësimi i Kosovës në BE, NATO dhe OKB mbetet vizion kombëtar.
Burimi: gazetablic.com ↗

