KORREKT / SOT16 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Bërlloku në Prishtinë, deri kur pritet të zgjasë kaosi?

Bërlloku në Prishtinë, deri kur pritet të zgjasë kaosi?

Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Leutrim Retkoceri, ka folur sot në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova për situatën me mbeturinat dhe masat që po ndërmerren për menaxhimin e tyre, pas angazhimit të operatorëve privatë për largimin e tyre.

Retkoceri ka njoftuar se deri të mërkurën pritet që situata në kryeqytet të stabilizohet.

Gjatë bisedës, Arientin Abdyli dhe Artina Breznica kanë adresuar edhe ankesat e shumta të qytetarëve që vazhdojnë të bëhen lidhur me bërllokun.

Retkoceri ka folur edhe për kredinë e butë, nënshkrimi i së cilës, sipas tij, po pengohet nga ministri i Financave, Hekuran Murati.

Ai ka theksuar se kjo kredi do të mundësonte zgjidhjen afatgjatë të problemit të mbeturinave në të gjithë regjionin ku operon kompania “Pastrimi”.

Sipas Retkocerit, gjendja është shqetësuese edhe në deponinë e Mirashit.

Ai ka pretenduar se pengesat për këtë kredi janë të motivuara politikisht, ndërsa pasojat, sipas tij, po i bartin drejtpërdrejt qytetarët, të cilët janë edhe taksapagues.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.