KORREKT / SOT19 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Tetë raste të dhunës në familje për 24 orë në Kosovë, disa gra përfundojnë në trajtim mjekësor

Tetë raste të dhunës në familje për 24 orë në Kosovë, disa gra përfundojnë në trajtim mjekësor

Tetë raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve në disa qytete të Kosovës, përfshirë Gjilanin, Ferizajn, Pejën dhe Malishevën.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, në mesin e rasteve të raportuara ka pasur dhunë psikike dhe fizike, ndërsa në shumicën e tyre të dyshuarit janë arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.

Katër raste janë raportuar në Gjilan. Në tri prej tyre viktimat kanë qenë gra, ndërsa në njërin rast viktimë ka qenë një burrë. Në njërin prej rasteve, i dyshuari është shtetas i Maqedonisë së Veriut.

Ndërkaq, në Ferizaj janë raportuar dy raste të dhunës në familje, ku dyshohet se burrat kanë sulmuar fizikisht gratë. Të dyja viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.

Një rast është raportuar edhe në Pejë, ku një burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe dhunë psikike ndaj disa familjarëve të tij. Në këtë rast, viktima dhe fëmijët janë dërguar në strehimore.

Rasti i fundit është raportuar në Malishevë, ku një burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj një gruaje, e cila gjithashtu ka pranuar tretman mjekësor.

Policia ka bërë të ditur se në të gjitha rastet e raportuara, të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit. /Lajmi.net/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.