Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj ka reaguar ashpër pas interpretimit të një kënge nacionaliste serbe në hapjen e Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian në Bruksel.
Ai ka thënë se Kosova e ka vendin në tryezën e zgjerimit të BE-së dhe se nacionalizmi serb nuk e ka vendin në skenën e tij.
Këtë këngë të interpretuar, Hoxhaj e ka quajtur skandaloze.
“Pasi Komisionerja Evropiane për Zgjerim, Marta Kos po lobon që udhëheqja e UÇK-së në Hagë të dënohen, duke bërë kudo presion kundër Ligjit për Gjykatën Speciale, tani në forumin që ajo e udhëheq po lëshohen këngë nacionaliste me pretendime territoriale ndaj vendit tonë. Pas verdiktit të padrejt ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit në Hagë, e kam thënë qartë se nuk do të heshtim kur vihet në pikëpyetje liria dhe pavarësia e Kosovës. Këtë ua kam thënë partnerëve tanë evropianë atëherë dhe ua them edhe sot. Bashkimi Evropian e njeh mirë historinë e Kosovës dhe e di çfarë përfaqëson për ne një këngë që shpreh pretendime territoriale ndaj vendit tonë”, ka shkruar Hoxhaj. /Lajmi.net/
Postimi i plotë:

