KORREKT / SOT19 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Rama njofton se është anuluar takimi në Athinë për “Prishtina 2030”: Kurti dhe Qeveria duhet të japin llogari, ky është skandal

Rama njofton se është anuluar takimi në Athinë për “Prishtina 2030”: Kurti dhe Qeveria duhet të japin llogari, ky është skandal

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se është anuluar takimi në Athinë për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”.

Ai ka treguar disa arset që sipas njoftimit zyrtar të Komitetit Olimpik të Kosovës, ka ardhur deri te anulimi i këtij takimi nga Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare.

“Mungesë përgjigjesh! Obligime të papërmbushura! Delegacion i pakonfirmuar brenda afatit”, ka shkruar Rama.

Ai ka thënë se pas të gjitha paralajmërimeve, tani anulohet edhe takimi ku duhej të bëheshin përpjekjet e fundit për të mos ua humbur qytetarëve të Kosovës këtë mundësi historike!

“Albin Kurti dhe Qeveria e Kosovës duhet të japë llogari menjëherë!!! Ky është skandal! Ky është turpi i shtetit tonë!”, ka shtuar Rama. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: 

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.