KORREKT / SOT16 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Katër raste të dhunës në familje në Gjilan, arrestohen katër persona

Katër raste të dhunës në familje në Gjilan, arrestohen katër persona

Policia e Kosovës ka raportuar për katër raste të ndara të dhunës në familje në Gjilan, ku katër persona janë arrestuar nën dyshimin për ushtrim të dhunës psikike dhe fizike.

Sipas policisë, në rastin e parë, një shtetas i Maqedonisë së Veriut është arrestuar më 14 nëntor, pasi dyshohet se kishte ushtruar më herët dhunë psikike ndaj një gruaje kosovare.

Në rastin e dytë, më 15 nëntor, rreth orës 01:00, është arrestuar një burrë kosovar, i dyshuar për ushtrim të dhunës psikike ndaj një gruaje.

Ndërkohë, më 14 nëntor, rreth orës 16:50, një tjetër person është arrestuar nën dyshimin se kishte ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj një burri kosovar.

Rasti i katërt është raportuar më 15 nëntor, rreth orës 11:25, ku një burrë kosovar është arrestuar pasi dyshohet se kishte ushtruar dhunë psikike ndaj një burri tjetër.

Me vendim të prokurorit, të katër të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./IndeksOnline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.