KORREKT / SOT16 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Shqetësuese| 4 raste të dhunës në familje brenda 24 orëve vetëm në Gjilan

Shqetësuese| 4 raste të dhunës në familje brenda 24 orëve vetëm në Gjilan

Katër raste të dhunës në familje janë raportuar vetëm në Gjilan, në 24 orët e fundit.

Sipas policisë, në të gjitha rastet të arrestuarit janë meshkuj.

Rastet e dhunës në familje përgjatë muajve të fundit kanë qenë në rritje në thuajse secilin qytet të Kosovës, transmeton lajmi.net.

 

  • Gjilan 13.11.2026-18:00. Me datën 14.11.2026 njësiti hetuesisë – Gjilan ka arrestuar të dyshuarin mashkull shtetas të R. Maqedonisë Veri pasi që dyshohet se kohë më parë ka shkaktuar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

 

  • Gjilan 15.11.2026-01:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se ka ushtruar dhunë psiqike ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuar është dërguar në mbajtje.

 

  • Gjilan 14.11.2026-16:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuar është dërguar në mbajtje.

 

  • Gjilan 15.11.2026-11:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se kishte ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Lajmi.net/
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.