KORREKT / SOT16 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Rroni bën lëvizjen e papritur në Instagram

Rroni bën lëvizjen e papritur në Instagram

Afrimiteti mes Nora Tushit dhe Rron Isufit brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova 5” ka qenë mjaft i komentuar, por duket se ky raport po vazhdon të tërheqë vëmendje edhe pas largimit të Rronit nga gara.

Të premten, pas përfundimit të televotimit, Rroni u eliminua nga shtëpia, duke lënë pas edhe Norën, me të cilën kishte krijuar një raport të afërt.

Megjithatë, një veprim i tij në Instagram ka tërhequr vëmendjen tonë. Ish-banori tashmë ka filluar ta ndjekë në këtë rrjet social edhe nënën e Norës.

Ky veprim vjen pasi, pak ditë më parë, nëna e banores kishte reaguar me disa emoji me fytyra të buzëqeshura dhe zemra në një video ku Nichi e ngacmonte Norën për pëlqimin e mundshëm ndaj Rronit.

Por kjo nuk është e vetmja lëvizje në rrjetet sociale. Nora dhe Rroni tashmë ndjekin edhe njëri-tjetrin në Instagram, pasi të dy kishin kërkuar nga personat që ua menaxhojnë llogaritë jashtë shtëpisë që ta ndiqnin njëri-tjetrin.

Fillimisht, Rroni kishte kërkuar që t’ia bënin follow Norës, ndërsa më pas edhe ajo kishte shprehur të njëjtën dëshirë.

Tani që Rroni ndodhet jashtë shtëpisë, ndërsa Nora vazhdon rrugëtimin e saj në BBVK, këto veprime po shtojnë edhe më shumë kureshtjen rreth raportit të tyre.

Mbetet të shihet nëse afrimiteti i krijuar mes dyshes do të vazhdojë edhe pas përfundimit të spektaklit.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.