KORREKT / SOT16 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Bajrami: Shtatë vjet me vonesë, tregtarët e energjisë përfituan nga vendimet e Qeverisë Kurti

Bajrami: Shtatë vjet me vonesë, tregtarët e energjisë përfituan nga vendimet e Qeverisë Kurti

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami ka reaguar pas vendimit të fundit të Qeverisë në sektorin e energjisë, duke kritikuar vonesat dhe politikat energjetike të ekzekutivit të udhëhequr nga Albin Kurti.

Përmes një postimi, Bajrami ka thënë se Qeveria për shtatë vjet ka pasur mundësi të ndryshme për të investuar në projekte strategjike energjetike, por sipas saj, ka vendosur t’i refuzojë ato.

Ajo ka përmendur në veçanti projektin e termocentralit të ri përmes kompanisë ContourGlobal, projektin e gazit amerikan të mbështetur nga Korporata e Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC), si dhe mundësinë e furnizimit me gaz të lëngshëm amerikan (LNG).

Sipas Bajramit, refuzimi i këtyre projekteve ka bërë që Kosova të vazhdojë të përballet me mungesë të kapaciteteve të reja prodhuese dhe varësi nga importi i energjisë elektrike.

Ajo ka pretenduar se gjatë kësaj periudhe përfituesit kryesorë kanë qenë tregtarët e energjisë, ndërsa koston e kësaj gjendjeje e kanë bartur qytetarët dhe bizneset.

“Mos mendoni që Kurti & Co. nuk e kanë ditë kush përfiton e kush paguan”, ka shkruar Bajrami.

Deputetja e LDK-së ka kritikuar edhe mënyrën se si, sipas saj, Qeveria po e prezanton vendimin e fundit, duke thënë se nuk mund të marrë meritat për një zgjidhje që vjen pas vitesh të humbura. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.