KORREKT / SOT16 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Gabriella Hajdaraj bëhet pjesëtarja e parë që përfundon kursin e komandantëve në Ushtrinë Britanike

Gabriella Hajdaraj bëhet pjesëtarja e parë që përfundon kursin e komandantëve në Ushtrinë Britanike

Ambasada e Britanisë në Kosovë ka njoftuar se Gabriella Hajdaraj ka përfunduar me sukses kursin për Komandantë të Trupave të Xhenios (RE Troop Commanders Course) në Ushtrinë Britanike.

Sipas njoftimit të ambasadës, Hajdaraj është pjesëtarja e parë e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) që arrin ta përfundojë me sukses këtë kurs, duke shënuar një arritje të rëndësishme në zhvillimin profesional të personelit të FSK-së.

Ambasada britanike e ka vlerësuar këtë sukses si një hap të rëndësishëm drejt zgjerimit të mundësive për trajnime të specializuara për pjesëtarët e FSK-së në Mbretërinë e Bashkuar.

Në njoftim,ambasade përgëzon Gabriella Hajdarajn për përkushtimin, profesionalizmin dhe angazhimin e treguar gjatë trajnimit, duke theksuar se suksesi i saj krijon një precedent të rëndësishëm dhe hap rrugën për pjesëtarë të tjerë të FSK-së që të përfitojnë nga mundësi të ngjashme. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.