KORREKT / SOT16 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ligji për Specialen mbetet në pritje të votimit, ende nuk ka datë për vazhdimin e seancës së Kuvendit

Ligji për Specialen mbetet në pritje të votimit, ende nuk ka datë për vazhdimin e seancës së Kuvendit

Ende nuk dihet se kur do të vazhdojë seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, e cila u ndërpre javën e kaluar për shkak të mungesës së kuorumit. Në rendin e ditës, si pikë e fundit, mbetet edhe votimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara, i cili u përfshi me kërkesë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Ligji nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar u fut në rendin e ditës të seancës plenare të së enjtes, pas mocionit të paraqitur nga deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, transmeton IndeksOnline.

Mocioni u miratua me 79 vota për, duke e renditur këtë çështje si pikën e 11-të të rendit të ditës.

Megjithatë, seanca u ndërpre në mbrëmje për shkak të mungesës së kuorumit, pa arritur të shqyrtohej dhe të votohej kjo pikë.

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, kishte paralajmëruar se punimet do të vazhdonin pas një dakordimi me kryetarët e grupeve parlamentare.

Ndërkohë, nga PDK-ja kanë bërë të ditur se ende nuk është caktuar ndonjë datë për vazhdimin e seancës së mbetur në gjysmë.

Kujtojmë se përfshirja e këtij ligji në rendin e ditës erdhi pas mbledhjes së Komisionit për Legjislacion, ku u bë e ditur se nuk ishte arritur marrëveshje për amendamentimin e tij. Për këtë arsye, u vendos që ligji të procedohej për votim në Kuvend në përmbajtjen aktuale.

Tashmë mbetet të shihet se kur do të caktohet vazhdimi i seancës dhe kur deputetët do të kenë mundësinë të votojnë për këtë ligj./IndeksOnline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.