KORREKT / SOT16 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Trump, Xi dhe Putin, takim të enjten në Shenzhen, çka pritet nga tre liderët?

Trump, Xi dhe Putin, takim të enjten në Shenzhen, çka pritet nga tre liderët?

Donald Trump, Vladimir Putin dhe Xi Jinping, po planifikojnë të takohen në margjinat e një samiti që do të mbahet në Kinë javën e ardhshme, ka bërë të ditur Shtëpia e Bardhë.

Takimi historik mes liderëve përkatës të SHBA-së, Rusisë dhe Kinës do të zhvillohet gjatë pjesëmarrjes së Trumpit në samitin e Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC), në qytetin jugor kinez Shenzhen, ka deklaruar zëdhënësja Olivia Wales para gazetarëve.

“Presidenti e ka bërë të qartë se, ndër temat e tjera, do të diskutojë edhe reduktimin e armëve bërthamore në botë, përhapjen e të cilave Presidenti Trump e konsideron shumë të rrezikshme”, tha ajo.

Besohet se gjatë takimit të fuqive më të mëdha bërthamore në botë mund të diskutohet edhe për Iranin, por jo për Ukrainën. Rusia e ka konfirmuar takimin, ndërsa Kina ende nuk ka reaguar.

Sipas një zyrtari të lartë amerikan, emri i të cilit nuk është bërë publik, nuk pritet që nga këto bisedime të dalë ndonjë marrëveshje, raportojnë agjencitë e lajmeve AP dhe Reuters.

Trump do të mbërrijë në Shenzhen të mërkurën vonë, për të marrë pjesë në samitin dyditor me 21 shtetet anëtare, transmeton CNN.

Ai gjithashtu do të zhvillojë bisedime dypalëshe me Xi Jinping të enjten. Ky do të jetë takimi i tyre i katërt që nga rikthimi i presidentit amerikan në detyrë në vitin 2025.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.