KORREKT / SOT16 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ymeri qeverisë: E konfirmuat se kishte tregti të energjisë me Serbinë, por jeni shumë vonë ta nxirrni Kosovën nga kjo fajde

Ymeri qeverisë: E konfirmuat se kishte tregti të energjisë me Serbinë, por jeni shumë vonë ta nxirrni Kosovën nga kjo fajde

Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka reaguar menjëherë pasi Qeveria Kurti 4 ka ndaluar tregtimin e energjisë me kompani serbe.

Ajo ka thënë me ironi se: “s’keni flokë në kokë, sa kanë thënë që nuk ka tregti me kompani serbe”.

“Çka doni me thanë të enjten në Kuvend, se ka gabu ‘AlbinBaba’? Le t’jetë shembull për gjeneratat e reja se kur dikush e flet të vërtetën veç duhet me qëndru, mjafton. Përndryshe Kryeministër, marrëveshja për tregti elektrike ka nis moti, tash na pret një dimër i vështirë i 6-ti me rend”, ka shkruar Ymeri.

Ajo e ka falënderuar Kurtin për konfirmimin se ka pas tregti me kompani serbe, por që ka thënë se është shumë vonë ta nxjerrin Kosovën nga kjo “fajde”, e cila ka thënë se do të na dëmtoj deri në ditën kur Kurti nuk do të jetë më në pushtet.

“Përndryshe Kryeministër, marrëveshja për tregti elektrike ka nis moti, tash na pret një dimër i vështirë i 6-ti me rend. Falemnderit për konfirmim se tregti me kompani serbe ka pas por je shumë vonë dhe fare pa forcë me nxjerr Kosovën nga kjo fajde. Fajde që ka me na dëmtu deri në ditën kur nuk je më në xhip”, ka shkruar Ymeri ndër të tjerash.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.