KORREKT / SOT16 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Çmimi i arit bie në nivelin më të ulët që nga shtatori 2025

Çmimi i arit bie në nivelin më të ulët që nga shtatori 2025

Çmimi i arit ra sot në nivelin më të ulët që nga shtatori 2025, pasi forcimi i dollarit amerikan dhe rritja e yield-eve të bonove të Thesarit ushtruan presion mbi metalet e çmuara, në kushtet e pritshmërive për rritje të mëtejshme të normave të interesit nga Rezerva Federale e SHBA-së (Fed).

Ari tregtohej me 3.855,06 dollarë për ons, duke shënuar rënie prej 26,69 dollarësh ose 0,69 për qind ndërsa argjendi ra me 1,30 dollarë ose 2,66 për qind në 47,43 dollarë për ons.

Rëniet e fundit e çuan humbjen mujore të arit në 6,91 për qind ndërsa argjendi regjistroi rënie prej 16,9 për qind gjatë së njëjtës periudhë.

Pritshmëritë për shtrëngim të mëtejshëm të politikës monetare amerikane ushtruan presion mbi të dy metalet, ndërsa investitorët vlerësuan shqetësimet për inflacionin dhe sinjalet e zyrtarëve të Fed-it.

Disa zyrtarë të Fed-it deklaruan se mund të nevojiten rritje të tjera të normave të interesit ndërsa disa prej tyre sugjeruan se në dhjetor mund të shqyrtohet edhe një rritje më e madhe. /AA/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.