KORREKT / SOT16 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kosova merr vendim, ndalohet tregtimi i energjisë me kompanitë serbe

Kosova merr vendim, ndalohet tregtimi i energjisë me kompanitë serbe

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar tri vendime të rëndësishme që Qeveria do t’i marrë në sektorin e energjisë, me qëllim të përballjes me situatën e krijuar nga bllokimi i linjave ndërkufitare për tregtimin e energjisë elektrike.

Kurti, në mbledhjen e Qeverisë, bëri të ditur se si masë të parë do të ndalohet tregtimi i energjisë elektrike me kompanitë serbe, si kundërpërgjigje ndaj bllokimit të linjave ndërkufitare nga Serbia.

Ai paralajmëroi se kjo masë mund të përshkallëzohet në të ardhmen, nëse nuk ka reflektim nga pala serbe.

“Së pari, do ta ndalojmë tregtimin e energjisë me kompanitë serbe si masë e parë ndaj Serbisë për bllokimin e linjave ndërkufitare për tregtim, e cila mund të përshkallëzohet në të ardhmen nëse nuk ka reflektim. Gjithashtu, për t’u përballur me vështirësitë nga bllokimi i këtyre linjave 400 kV, sot po i vendosim KEK-ut obligimin publik për të siguruar një sasi të kapaciteteve ndërkufitare për muajin dhjetor dhe po vendosim masa emergjente në energji, që përfshijnë obligimin e Ibër-Lepencit për ta shitur energjinë për furnizimin e shërbimit publik”, tha ai.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.