KORREKT / SOT16 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Haxhiu për këngën nacionaliste serbe kundër Kosovës në Bruksel: Presim sqarim për këtë përzgjedhje të papërgjegjshme

Haxhiu për këngën nacionaliste serbe kundër Kosovës në Bruksel: Presim sqarim për këtë përzgjedhje të papërgjegjshme

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas interpretimit të muzikës së një kënge nacionaliste serbe gjatë hapjes së Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian në Bruksel.

Përmes një postimi në profilin e saj në rrjetin social Facebook, Haxhiu e ka cilësuar këtë ngjarje si thellësisht shqetësuese, duke theksuar se kënga në fjalë promovon pretendime territoriale ndaj Republikës së Kosovës.

Ajo ka vlerësuar se një forum që synon afrimin e vendeve të rajonit me Bashkimin Evropian nuk duhet të përcjellë mesazhe që bien ndesh me parimet e paqes, fqinjësisë së mirë dhe respektimit të sovranitetit të shteteve.

Haxhiu ka kërkuar sqarim nga Komisioni Evropian për përzgjedhjen e kësaj muzike, duke u bërë thirrje institucioneve evropiane që të tregojnë kujdes dhe ndjeshmëri ndaj historisë së rajonit dhe mesazheve që përcjellin.

“Është thellësisht shqetësuese që në hapjen e Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian në Bruksel të interpretohet muzika e një kënge nacionaliste serbe që promovon pretendime territoriale ndaj Republikës së Kosovës. Një forum që synon afrimin e vendeve të rajonit me Bashkimin Evropian nuk mund të përcjellë mesazhe që bien ndesh me parimet e paqes, fqinjësisë së mirë dhe respektimit të sovranitetit të shteteve. Presim sqarim nga Komisioni Evropian për këtë përzgjedhje të papërgjegjshme”, ka shkruar ajo.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.