KORREKT / SOT16 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

OKB: Angazhimi i SHBA-së, Rusisë dhe Kinës për çarmatim bërthamor, do të ishte arritje e madhe për botën

OKB: Angazhimi i SHBA-së, Rusisë dhe Kinës për çarmatim bërthamor, do të ishte arritje e madhe për botën

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, deklaroi se angazhimi i SHBA-së, Rusisë dhe Kinës për një “çarmatim bërthamor domethënës” do të përbënte “një arritje të madhe për botën”, në prag të një takimi të planifikuar mes liderëve të këtyre tri vendeve më vonë gjatë kësaj jave.

“Nëse të tre liderët angazhohen vërtet për një çarmatim bërthamor domethënës, kjo do të ishte një arritje e madhe për botën”, tha Guterres.

Ai tha se bota do të jetë plotësisht e sigurt vetëm atëherë kur të çlirohet nga armët bërthamore.

Guterres theksoi se OKB-ja është e gatshme të angazhohet në çdo nismë për çarmatimin bërthamor dhe të kontribuojë në suksesin e saj, por paralajmëroi se një rezultat i tillë “ende nuk është i garantuar”.

Ai gjithashtu bëri thirrje për një proces serioz diplomatik mes Iranit dhe SHBA-së për t’i dhënë fund gjendjes aktuale të “as paqe, as luftë”, e cila, sipas tij, ka pasoja shkatërruese për ekonominë globale, përfshirë çmimet e larta të karburanteve dhe vështirësitë në sigurimin e plehrave kimike për bujqësi.

Presidenti rus, Vladimir Putin, presidenti kinez, Xi Jinping dhe presidenti amerikan, Donald Trump, pritet të takohen të enjten në qytetin Shenzhen të Kinës, në margjinat e takimeve të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC). /AA/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.