Irani ka paralajmëruar se mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Shteteve të Bashkuara, nëse vlerëson se po përgatitet një ofensivë e re kundër tij.
Zëvendësministri i Jashtëm iranian, Kazem Gharibabadi, deklaroi se Teherani nuk do të presë të goditet i pari, duke ngritur shqetësimet për një përshkallëzim të ri ushtarak në Lindjen e Mesme.
Ndërkohë, SHBA-ja ka shtuar praninë e saj ushtarake në rajon, me mbërritjen e aeroplanmbajtëses USS Theodore Roosevelt, e cila i është bashkuar dy të tjerave.
Në anën tjetër, tensionet janë shtuar edhe në Bahrein, ku autoritetet kanë raportuar për sulme me dronë iranianë dhe kanë ngritur alarmin e sigurisë./Klankosova.tv
Burimi: klankosova.tv ↗

