KORREKT / SOT16 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Presidenti i Indonezisë u kërkon falje Singaporit dhe Malajzisë për ndotjen nga zjarret

Presidenti i Indonezisë u kërkon falje Singaporit dhe Malajzisë për ndotjen nga zjarret

Presidenti i Indonezisë, Prabowo Subianto, u ka kërkuar falje Singaporit dhe Malajzisë për ndotjen e ajrit të shkaktuar nga zjarret masive në pyjet e vendit të tij.

Falja u bë gjatë samitit të ASEAN-it në Manila, ku Prabowo premtoi masa të rrepta ndaj kompanive të përfshira në zjarret pyjore.

Ai bëri të ditur se 17 kompanive u janë revokuar lejet, ndërsa 104 kompani janë nën hetim nga autoritetet.

Për shuarjen e zjarreve janë angazhuar rreth 71 mijë persona, ndërsa 16 zjarrfikës kanë humbur jetën gjatë operacioneve.

Indonezia po përballet me sezonin më të rëndë të zjarreve në 11 vitet e fundit, me sipërfaqe të mëdha të djegura në ishujt Sumatra, Borneo dhe Papua.

Tymi i shkaktuar nga zjarret ka përfshirë edhe vendet fqinje, veçanërisht Singaporin dhe Malajzinë, duke shkaktuar shqetësime për cilësinë e ajrit në rajon.

Qeveria indoneziane ka paralajmëruar gjithashtu krijimin e një institucioni të ri për parandalimin e zjarreve pyjore./Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.