Kombëtarja e Italisë ka pësuar humbje 4:1 ndaj Belgjikës, në ndeshjen e UEFA Nations League.
Me këtë humbje, Italia nuk do të luajë në play-offin e Ligës së Kombeve, pasi e mbyll e treta në Grupin 1, shkruan Indeksonline
Golat për Belgjikën i shënuan: De Cuyper, Ngoy, Jeremy Doku dhe Moreira.
Kurse të vetmin për italianët e shënoi Esposito.
Franca e mbylli në pozitën e parë me 13 pikë, kurse Belgjika në pozitën e dytë me 12 pikë, duke siguruar kështu çerekfinalen e Ligës së Kombeve./Indeksonline/
Burimi: indeksonline.net ↗

