KORREKT / SOT15 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Moti

Moti i ngrohtë në Vlorë, qytetarët shijojnë plazhin edhe në nëntor

Moti i ngrohtë në Vlorë, qytetarët shijojnë plazhin edhe në nëntor

Temperaturat e larta për këtë periudhë të vitit kanë rikthyer atmosferën e verës në bregdetin e Vlorës, ku termometri ka shënuar deri në 25 gradë Celsius, ndonëse kalendari tregon 15 nëntor.

Moti i ngrohtë ka bërë që dhjetëra qytetarë dhe pushues të zgjedhin plazhin për të shijuar rrezet e diellit dhe fundjavën me kushte të favorshme atmosferike.

Disa prej tyre kanë preferuar të qëndrojnë në rërë, ndërsa më guximtarët janë futur në det.

Bregdeti është frekuentuar si nga vendasit, ashtu edhe nga turistët e huaj, të cilët kanë shfrytëzuar ditën e ngrohtë për të shijuar plazhet e Vlorës, në një atmosferë që të kujton muajt e verës./A2 CNN

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.