KORREKT / SOT15 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

“I ke parë fëmijët si bankomat”, Jonida Maliqi përplaset ashpër në emision me psikologen që ia kishte shuar shpresat për djalin e saj me autizëm

“I ke parë fëmijët si bankomat”, Jonida Maliqi përplaset ashpër në emision me psikologen që ia kishte shuar shpresat për djalin e saj me autizëm

Një debat i tensionuar është zhvilluar në emisionin “Goca dhe Gra”, ku këngëtarja Jonida Maliqi është përballur me psikologen Anjeza Dishnica lidhur me trajtimin e fëmijëve në spektrin e autizmit.

Përplasja u nxit nga përvoja personale e këngëtares me të birin, Danin, ndërsa Maliqi pretendoi se mënyra se si i ishte komunikuar informacioni për gjendjen e fëmijës kishte qenë traumatizuese për të dhe prindin tjetër.

Gjatë diskutimit, Jonida akuzoi psikologen se i kishte thënë se djali i saj “nuk do të bëhet kurrë”, si dhe se i kishte rekomanduar pesë deri në gjashtë orë terapi në ditë në qendrën e saj, duke mos e këshilluar përfshirjen e tij në kopsht dhe shkollë.

“Ti i ke parë fëmijët si bankomate, e dashur. Dhe këtu ndahet mjekësia me njerëzoren”, u shpreh këngëtarja.

Nga ana tjetër, Dishnica mbrojti qasjen e saj profesionale, duke theksuar rëndësinë e vlerësimit nga ekipet multidisiplinare dhe ndërhyrjes terapeutike. Ajo foli edhe për terapinë ABA, duke shpjeguar se kjo metodë aplikohet në Shqipëri që nga viti 2014.

Psikologia gjithashtu deklaroi se problematikat te djali i këngëtares ishin identifikuar që në kontaktin e parë me familjen.

Përplasja mes tyre riktheu në vëmendje rëndësinë e komunikimit me prindërit dhe të mbështetjes profesionale e njerëzore për familjet me fëmijë në spektrin e autizmit. /Telegrafi/

– YouTube youtu.be

Hap videon në burimin e saj ↗
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.