Shërbimi Korrektues i Kosovës ka dhënë kontratë në vlerë prej 118 mijë e 500 eurosh për furnizim me automjete për Njësinë e Transportit të të Burgosurve.
Sipas njoftimit për dhënie të kontratës, fitues i tenderit është shpallur kompania “Delfin Auto” SH.P.K., me ofertën prej 118,500 eurosh, shkruan IndeksOnline.
Në këtë aktivitet të prokurimit, vlera e parashikuar e kontratës ishte 160 mijë euro, ndërsa në garë kishin marrë pjesë gjithsej dy operatorë ekonomikë.
Tenderi ishte zhvilluar përmes procedurës së hapur, ndërsa kriter për dhënien e kontratës ishte çmimi më i ulët.
Sipas dokumentit, kontrata është dhënë më 11 nëntor 2026, ndërsa nënshkrimi i saj është planifikuar për 13 nëntor 2026. Marrëveshja kornizë ka kohëzgjatje prej 24 muajsh./IndeksOnline/

