Tensionet mes dy banoreve të Big Brother VIP Kosova 5, Norës dhe Likit, po vazhdojnë.
Këtë herë, përplasja mes tyre ka eskaluar në një debat me tone të larta, ku nuk kanë munguar as akuzat dhe fjalët e rënda.
Nora i është drejtuar Likit duke i kërkuar të mos e përdorë më dhe të largohet prej saj.
“Mos më përdor më. 45 vjet i ki, bëhu më normal. A po më largohesh? Je përndjekëse”, i ka thënë Nora.
Ndërkaq, Liki i është kundërpërgjigjur, duke mohuar se ka përdorur fjalën bullizuese ndaj saj.
“Ti nuk mundesh me thënë që kam thënë për ty bullizuese, kush të ka thënë ty?”, është shprehur Liki, transmeton Klankosova.tv.
Burimi: klankosova.tv ↗

