KORREKT / SOT15 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Vijon kaosi në qiellin amerikan/ Vetëm sot janë anuluar mbi 900 fluturime, pasagjerët e bllokuar në aeroporte

Vijon kaosi në qiellin amerikan/ Vetëm sot janë anuluar mbi 900 fluturime, pasagjerët e bllokuar në aeroporte

Ndërprerjet në trafikun ajror në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijojnë edhe sot, pas një defekti në sistemin e komunikimit të kontrollit të trafikut ajror.

Mbi 15 mijë fluturime janë anuluar brenda dy ditësh, ndërsa mijëra pasagjerë vijojnë të mbeten të bllokuar në aeroporte. të paktën 910 fluturime janë anuluar gjatë ditës së sotme.

Ndalimi i fluturimeve u vendos të premten në orën 15:54 sipas orës lokale dhe u hoq pas më shumë se katër orësh. Gjatë kësaj kohe, avionët që ndodheshin në ajër vijuan fluturimet dhe u ulën në mënyrë të sigurt, ndërsa të gjitha nisjet e tjera u pezulluan.

Sekretari amerikan i Transportit deklaroi se shkak i problemit ishte një router,i cili gjatë punimeve për modernizimin e rrjetit mbingarkoi sistemin e komunikimit të kontrollit ajror.

Përtej defektit të fundit, incidenti ka rikthyer në qendër të vëmendjes gjendjen e infrastrukturës së aviacionit amerikan, e cila prej vitesh përballet me pajisje të vjetruara dhe mungesë të mijëra kontrollorëve të trafikut ajror.

Pikërisht për këtë arsye, Sean Duffy i ka kërkuar Kongresit amerikan 50 miliardë dollarë për modernizimin e plotë të sistemit.

Për momentin, komunikimet janë rikthyer në funksionim të plotë dhe autoritetet thonë se fluturimi është i sigurt. Por hetimi për përgjegjësinë e kompanisë kontraktore dhe për shkaqet teknike të defektit vijon.

Ndalimet kombëtare të fluturimeve janë jashtëzakonisht të rralla në historinë e aviacionit amerikan. Një precedent i tillë u regjistrua më 11 shtator 2001, pas sulmeve terroriste.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.