KORREKT / SOT15 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Katër të lënduar nga aksidenti me tri vetura në autostradën “Ibrahim Rugova”, Policia jep detaje

Katër të lënduar nga aksidenti me tri vetura në autostradën “Ibrahim Rugova”, Policia jep detaje

Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të trafikut që ka ndodhur sot në autostradën “Dr. Ibrahim Rugova”, në segmentin Duhël-Suharekë.

Në aksidentin që është raportuar rreth orës 14:00, në kilometrin e 40-të të autostradës, janë përfshirë tri automjete.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili bëri të ditur se ekipet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes.

“Një aksident trafiku me përfshirjen e tri automjeteve është raportuar rreth orës 14:00, në autostradën ‘Dr. Ibrahim Rugova’, km 40, në Duhël të Suharekës. Në aksident raportohet për katër persona të lënduar”, ka deklaruar Hoxha.

Ai ka bërë të ditur se me rastin po merret Njësia për Kontroll në Autostrada, e cila ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaktarët e aksidentit.

Ndërkohë, Policia u ka bërë thirrje shoferëve që të tregojnë kujdes të shtuar në trafik, të respektojnë sinjalistikën dhe ta përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës.

Ndiq zhvillimet e kësaj ngjarjeje ↗

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.