KORREKT / SOT15 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Hodhën vezë dhe sende të forta ndaj eskortës së kryeministrit Rama, kapen dy persona në Durrës

Hodhën vezë dhe sende të forta ndaj eskortës së kryeministrit Rama, kapen dy persona në Durrës

Dy persona janë arrestuar dhe nëntë të tjerë janë proceduar penalisht pas një incidenti të ndodhur në një aks rrugor në afërsi të Durrësit.

Sipas njoftimit të Policisë së Shqipërisë, personat e prangosur janë E. L., 28 vjeç, dhe A. D., 37 vjeç, të dy banues në Tiranë, të dyshuar për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

Ndërkohë, nëntë persona të tjerë, tetë banues në Tiranë dhe një në Fier, janë proceduar penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.

Ngjarja është regjistruar më 14 nëntor 2026, rreth orës 10:00, në fshatin Kameras. Sipas policisë, personat e përfshirë kanë tentuar të bllokojnë qarkullimin në rrugë, ndërsa kanë hedhur vezë dhe sende të forta në drejtim të automjeteve që transportonin personalitete të larta shtetërore.

Materialet procedurale për këtë rast i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për vijimin e veprimeve të mëtejshme hetimore.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.