KORREKT / SOT15 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ndaloi trafikun për të shpëtuar një kotele të frikësuar, motoçiklisti bëhet viral në rrjetet sociale

Ndaloi trafikun për të shpëtuar një kotele të frikësuar, motoçiklisti bëhet viral në rrjetet sociale

Një motoçiklist ka fituar zemrat e miliona përdoruesve të rrjeteve sociale, pasi ndaloi trafikun në një rrugë të frekuentuar për të shpëtuar një kotele të vogël që po përpiqej të kalonte rrugën.

Videoja prekëse, e publikuar në Instagram nga përdoruesi me emrin radwan_unfiltered, ka marrë mbi 96 milionë shikime, ndërsa më shumë se 6.5 milionë përdorues kanë reaguar me pëlqime, transmeton Telegrafi.

Pamjet tregojnë motoçiklistin duke lëvizur në një rrugë të ngarkuar, kur papritur vëren kotelen e vogël. Pa hezituar, ai ndalon, kthehet prapa dhe përdor duart për t’u bërë shenjë automjeteve që po afroheshin të ndalonin.

Kotelja ndërkohë ishte fshehur nën një veturë. Me të kuptuar se kafsha kishte mbetur e bllokuar, motoçiklisti iu afrua automjetit dhe u përkul për ta nxjerrë. Në ndihmë i erdhën edhe disa këmbësorë që ndodheshin pranë.

Pas disa përpjekjeve, ai arriti ta nxirrte kotelen në mënyrë të sigurt dhe e vendosi me kujdes në xhepin e xhaketës së tij, përpara se të largohej me motoçikletë.

Por kujdesi i tij nuk përfundoi aty. Ai bleu një çantë të vogël për ta mbajtur kotelen dhe i dha edhe pak qumësht.

“Një jetë e vogël e shpëtuar, pak lumturi e ndarë me të tjerët”, shkroi motoçiklisti në përshkrimin e videos.

Pamjet u shpërndanë me shpejtësi në disa platforma të rrjeteve sociale, duke nxitur komente të shumta nga përdoruesit.

“Ju lutem, vlerësojeni edhe personin që po drejtonte veturën. Në ditët e sotme, disa njerëz i shtypin kafshët pa u menduar dy herë. Të gjithë ata që e mbështetën këtë veprim janë njerëzit e mi. Zoti i bekoftë të gjithë”, shkroi një përdorues, duke vlerësuar edhe shoferët që ndihmuan në ndalimin e trafikut.

Një tjetër komentoi me humor: “Vëlla, e futi në xhep sikur të ishte një pako biskotash”.

“Po kush tha se të gjithë heronjtë mbajnë maska? Disa mbajnë edhe helmeta”, shkroi një përdorues tjetër.

Ndërsa një komentues i katërt i uroi motoçiklistit: “Zoti të bekoftë dhe të realizoftë gjithçka për të cilën lutesh”. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.