Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është arrestuar në kuadër të operacionit policor “Heshtja”, i cili u zhvillua kundër një grupi të dyshuar për trafikim të kokainës në rajonin e Prishtinës.
Avokati i tij, Korab Bokshi tha për GazetaBlic se policia ka bastisur edhe shtëpinë e Haraqisë, ku gjatë aksionit janë sekuestruar edhe disa të holla.
Bokshi, ka deklaruar se paratë e sekuestruara nuk i përkisnin personalisht Haraqisë, por fëmijëve të tij.
Ndërkohë, Bokshi ka konfirmuar arrestimin e klientit të tij dhe ka bërë të ditur se kanë paraqitur ankesë kundër vendimit për ndalim.
“Presim përgjigje për ankesën e paraqitur lidhur me vendimin për ndalim”, ka bërë të ditur Bokshi.
Burimi: gazetablic.com ↗

