KORREKT / SOT15 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Johnny Depp rikthehet në Hollywood me Ebenezer, a do të jetë ky suksesi i madh që i duhet karrierës së tij?

Johnny Depp rikthehet në Hollywood me Ebenezer, a do të jetë ky suksesi i madh që i duhet karrierës së tij?

Pas disa vitesh larg produksioneve të mëdha të Hollywood-it, Johnny Depp po përgatitet për një rikthim të rëndësishëm në kinema.

Aktori do të interpretojë Ebenezer Scrooge në filmin e ri Ebenezer, një adaptim i romanit të famshëm të Charles Dickens, A Christmas Carol.

Projekti shënon rikthimin e tij në një produksion të madh të një studioje amerikane, pas betejave të bujshme gjyqësore me ish-bashkëshorten Amber Heard.

Filmi, i prodhuar nga Paramount Pictures, përfshin edhe emra të njohur si Ian McKellen, Rupert Grint dhe Daisy Ridley. Por përtej kastit dhe historisë së njohur, vëmendja kryesore është përqendruar te vetë Depp dhe mënyra se si publiku do ta presë rikthimin e tij.

Një rikthim që po përdoret edhe si strategji marketingu

Traileri i parë i Ebenezer, i publikuar në korrik, e vendos rikthimin e aktorit në qendër të promovimit. Në të përmenden disa prej personazheve më të njohur që Depp ka interpretuar gjatë karrierës së tij, përfshirë Jack Sparrow, Edward Scissorhands dhe The Mad Hatter.

Mesazhi i fushatës promovuese është i qartë: aktori po rikthehet në ekranin e madh. Megjithatë, kjo strategji ka shkaktuar edhe reagime të ndryshme. Disa e kanë mirëpritur rikthimin e tij, ndërsa të tjerë kanë kritikuar mënyrën se si po promovohet filmi, duke e cilësuar të papërshtatshme që e gjithë fushata të ndërtohet rreth idesë së rikthimit të Depp.

Çfarë ndodhi me karrierën e tij?

Në vitin 2020, Depp humbi një proces gjyqësor për shpifje në Britani kundër gazetës The Sun, e cila e kishte cilësuar si dhunues të bashkëshortes. Gjykata vendosi se gazeta kishte arritur të provonte se pretendimet e saj ishin në thelb të vërteta. Pas këtij vendimi, Warner Bros e largoi aktorin nga filmi Fantastic Beasts: The Secrets of Dumbledore.

Dy vite më vonë, Depp paditi Amber Heard në SHBA për shpifje, lidhur me një artikull të publikuar në The Washington Post. Juria vendosi në favor të tij për pretendimet kryesore të padisë, ndërsa gjyqi u ndoq nga miliona njerëz në mbarë botën dhe nxori në pah detaje të shumta nga marrëdhënia e tyre.

Megjithatë, gjatë kësaj periudhe Depp nuk u zhduk plotësisht nga industria e filmit. Ai luajti në produksionin francez Jeanne du Barry, drejtoi filmin Modi, Three Days on the Wings of Madness dhe vazhdoi bashkëpunimin me Dior për parfumin Sauvage.

A do ta pranojë publiku sërish?

Sipas ekspertit të marrëdhënieve me publikun Mark Borkowski, Hollywood-i është i gatshëm t’u japë aktorëve një mundësi të dytë nëse sheh potencial financiar. Ai vlerëson se mbështetja që Depp ka marrë nga fansat gjatë gjyqeve mund të jetë një tregues se aktori vazhdon të ketë një publik besnik.

Edhe profesoresha Karen McNally mendon se pamja e transformuar e Depp në film mund ta ndihmojë publikun ta shohë atë më shumë si personazh sesa si figurën që u bë pjesë e debateve gjyqësore. Grimi dhe protezat e shndërrojnë aktorin në Ebenezer Scrooge, duke krijuar një distancë mes tij dhe imazhit të njohur jashtë ekranit.

Një tjetër çështje që ngre debat është dallimi mes karrierës së Depp dhe asaj të Amber Heard. Ndërsa aktori ka vazhduar të marrë pjesë në projekte filmike dhe të ruajë bashkëpunimet me marka të njohura, Heard nuk ka pasur role të tjera të rëndësishme në filma që nga Aquaman and the Lost Kingdom i vitit 2023.

Në fund, suksesi i Ebenezer nuk do të varet vetëm nga emri i Johnny Depp, por edhe nga mënyra se si publiku do ta presë filmin. Një gjë është e sigurt: rikthimi i tij ka krijuar interes të madh dhe rezultati në kinema do të tregojë nëse Hollywood-i dhe audienca janë vërtet gati t’i japin një kapitull të ri karrierës së tij. /Telegrafi/


– YouTube www.youtube.com

Hap videon në burimin e saj ↗
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.