KORREKT / SOT15 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Policia e Kosovës godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë, sekuestrohen mbi 300 mijë euro asete

Policia e Kosovës godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë, sekuestrohen mbi 300 mijë euro asete

Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të gjerë antidrogë në rajonin e Prishtinës, duke goditur një grup të organizuar kriminal që dyshohet për trafikim dhe shpërndarje të kokainës.

Operacioni, i koduar “Heshtja”, është zhvilluar më 14 nëntor, pas një hetimi të gjatë të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI).

Sipas njoftimit të Policisë, hetimet kanë zbuluar dyshimet për funksionimin e një grupi të organizuar me strukturë hierarkike, ku përfshiheshin persona në pozita drejtuese dhe shpërndarës të narkotikëve në rrugë.

Gjatë operacionit, policia ka bastisur disa lokacione dhe ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar, ndërsa një tjetër është liruar në procedurë të rregullt.

Gjatë kontrolleve janë sekuestruar rreth 1.6 kilogramë kokainë, si dhe sasi të tjera të dyshuara narkotike, përfshirë marihuanë, tableta të dyshuara ekstazie dhe një substancë të panjohur.

Përveç drogës, në mesin e provave materiale të sekuestruara janë edhe rreth 16 mijë euro para të gatshme në valuta të ndryshme, gjashtë vetura luksoze, telefona mobilë, pajisje elektronike, pajisje për vëzhgim, ora të markave Rolex dhe Franck Muller, si dhe stoli të çmuara.

Policia ka sekuestruar gjithashtu një armë zjarri, municion, thika, peshore digjitale dhe pajisje që dyshohet se janë përdorur për paketimin e narkotikëve.

Sipas vlerësimeve të Policisë, vetëm kokaina e sekuestruar ka një vlerë të mundshme prej rreth 111 mijë eurosh në tregun e rrugës, ndërsa vlera e përgjithshme e drogës dhe aseteve të sekuestruara arrin në rreth 301 mijë euro.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, gjashtë të dyshuarit janë dërguar në ndalim policor për 48 orë.

Operacioni është zhvilluar nën mbikëqyrjen dhe koordinimin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, ndërsa Policia ka bërë të ditur se hetimet dhe veprimet operative janë duke vazhduar. /IndeksOnline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.