KORREKT / SOT15 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Si lindi “UÇK”-ja e Sydneyt? Historia e ekipit shqiptar të futbollit që po fiton trofe në Australi

Si lindi “UÇK”-ja e Sydneyt? Historia e ekipit shqiptar të futbollit që po fiton trofe në Australi

Ushtria Çlirimtare e Kosovës-UÇK, u themelua për ta mbrotjur popullin e Kosovës, nga gjenocidi serb.

E një UÇK tjetër, u krijua edhe në Sydneyt të Australisë, po ashtu nga shqiptarë që jetojnë atje.

Mirëpo, qëllimi i kësaj UÇK-je nuk është lufta me armë, por “lufta” në fushë. Pra, bëhet fjalë për një ekip futbolli, i cili po garon e po fiton në futbollin austrilian.

Por, si lindi UÇK-ja atje?

Përgjigje në këtë pyetje por edhe në pyetjet tjera për këtë ekip i ka dhënë për Telegrafin, Leonora Toska, përfaqëusese e këtij ekipit.

Ajo tha se gjithçka ka lindur nga bashkimi i shqiptarëve atje, duke qenë se lidhjen me UÇK-në e Kosovës e kanë shumë të ngushtë.

“UÇK-ja është formuar nga disa shqiptarë që janë këtu në Australi që normal UÇK-ja është formuar nga shqiptarët e gjitha trojeve shqiptare me Iliridë, me Dardani, Shqipëria, gjithë shqiptarët kudo që janë, ashtu është formuar Ilirda, ashtu kështu e kemi formuar edhe ne këtë ekipin këtu, sepse, unë jam nga Struga, kemi trajnerin e kemi nga Shqipëria, edhe një menaxher tjetër e kemi në Shqipëria, d.m.th, jemi të gjithë shqiptarë. Ideja ta tregojë drejtën, UÇK-ja për ne është diçka që nuk e kemi menduar aq shumë, vetëm jemi mbledhë, të bëjmë një ekip dhe e kemi thënë do ja lëmë UÇK. Tani UÇK-në e duam shumë, të gjithë kemi luftuar me ata” ka thënë ndër tjera Toska.

Po ashtu, ajo theksoi se nuk ka qenë fare problem regjistrimi me këtë emër atje.

E pyetur se a u ka ndodhur ndonjëherë që të luajn me ndonjë lojëtar apo ekip serb, Leonora tha se u ka ndodhur madje tregoi edhe një rast se si djali i saj është pritur nga serbët që të dilte ai nga zhveshtorja, për ta sulmuar.

“Unë e kam djalin, që është në ligën këtu dhe luan me një me një ekip, e që është edhe një ekip serb, edhe atë ditë ai i ka shënuar tre gola! Edhe në të tre golat e ka bërë shqiponjën. Dhe në fund e kemi pas një rrëmujë të madhe, sepse, edhe prindërit serbë e prisnin jashtë djalin tim që të dal nga dhoma e ndërrimit! Mirëpo, jo vetëm kaq. Edhe në Instagram e në rrjetet tjera sociale ka pasur shumë urrejtje” tha ndër tjera ajo!/Telegrafi/

Hap videon në burimin e saj ↗
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.