KORREKT / SOT15 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Shpërthime në Bahrein, Irani shkatërron bazën e radarëve amerikan

Shpërthime në Bahrein, Irani shkatërron bazën e radarëve amerikan

Duket se lufta mes Iranit dhe vendeve të Gjirit do të aktivizohet përsëri. Irani së fundmi ka marrë përgjegjësinë për disa sulme ndaj një baze radari amerikan në Bahrein.

Shpërthime u dëgjuan në vendin e Gjirit, që besohet të jenë shkaktuar nga aktiviteti i dronëve. Sipas AFP-së, sirenat ranë dhe autoritetet postuan paralajmërime në mediat sociale, duke i nxitur banorët të kërkojnë siguri, pa specifikuar natyrën e kërcënimit.

Në një mesazh të postuar në x, ministria e brendshme e Bahreinit u bëri thirrje “banorëve të qëndrojnë të qetë, të shkojnë në vendin më të afërt të sigurt dhe të ndjekin përditësimet përmes kanaleve zyrtare”.

Sulmi u mor përsipër nga Garda Revolucionare , e cila njoftoi se kishte sulmuar një bazë ushtarake amerikane. “Sistemi i radarit të mbrojtjes ajrore amerikane në bazën e helikopterëve Al-Riffa në Bahrein u shënjestrua nga gjashtë dronë që i përkisnin forcës hapësinore të Gardës Revolucionare Islamike”, tha IRGC në një deklaratë të postuar në Telegram.

“Mbrojtja ajrore kapi dhe shkatërroi dy raketa balistike të lëshuara nga milicia terroriste Houthi drejt Riadit”, shkroi në X Turki al-Maliki, zëdhënës i koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite që lufton kundër Houthi-ve në Jemen. Më parë, në postime të tjera, ai kishte raportuar se mbrojtja ajrore saudite kishte rrëzuar dy dronë në rajonin lindor të vendit.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.