KORREKT / SOT15 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Ronaldinho, gati për të luajtur sot

Ronaldinho, gati për të luajtur sot

Një nga legjendat më të mëdha të futbollit botëror, Ronaldinho, është gati të rikthehet në fushën e blertë në një ngjarje që ka tërhequr vëmendjen e tifozëve në mbarë botën.

Në moshën 46-vjeçare, ish-ylli brazilian pritet të luajë sot për skuadrën italiane Ravenna, në derbin lokal ndaj Forlì-t, në kuadër të Serie C, divizioni i tretë i futbollit Italian me fillim nga ora 17:30.

Bëhet fjalë për rikthimin e tij në futbollin konkurrues pas më shumë se 11 vitesh nga ndeshja e fundit zyrtare, e zhvilluar në vitin 2015 me fanellën e Fluminense. Ronaldinho e kishte njoftuar zyrtarisht pensionimin nga futbolli në vitin 2018.

Sipas raportimeve nga Italia, trajneri i Ravenna-s, Andrea Mandorlini, ka konfirmuar se braziliani do ta nisë ndeshjen nga minuta e parë. Megjithatë, minutat që do të qëndrojë në fushë do të vendosen gjatë takimit, në varësi të vlerësimit të stafit teknik.

Ronaldinho iu bashkua projektit të Ravenna-s gjatë verës së vitit 2026, ndërsa është bërë edhe aksionar i klubit. Ideja e rikthimit të tij lidhet me një projekt të veçantë, ku synimi është që legjenda braziliane të zbresë edhe një herë në fushë dhe t’u dhurojë emocione tifozëve./IndeksOnline/

Ronaldinho, ready to feature today in Italian 3rd division: Ravenna vs Forlí. 46 years old, set to come out of retirement for one day. 🇧🇷 https://t.co/yxnTsVk1If

— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) November 15, 2026

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.