KORREKT / SOT15 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Olechka humb durimin me Nichin, e tërheq bashkë me çarçafin dhe e rrëzon nga krevati

Olechka humb durimin me Nichin, e tërheq bashkë me çarçafin dhe e rrëzon nga krevati

Situatat në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova duket se po tensionohen gjithnjë e më shumë.

Një moment i ndodhur mbrëmjen e kaluar, pasi u fikën dritat dhe banorët u shtrinë për të fjetur, ka shkaktuar reagime të shumta.

Nichi duket se zuri krevatin e Olechkës dhe refuzoi të largohej prej tij. As përpjekja e Fuegos për ta larguar, duke i hedhur ujë, nuk pati rezultat.

Në një moment, Olechka duket se humbi durimin. Ajo kapi çarçafin dhe e tërhoqi me forcë, duke marrë me vete edhe Nichin, i cili përfundoi në tokë. Pas kësaj, ai u largua nga krevati.

Ngjarja u komentua gjerësisht nga ndjekësit në rrjetet sociale.

Disa e përgëzuan Olechkën për reagimin, ndërsa të tjerë menduan se veprimi i saj ishte i tepruar. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.