Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, raportohet se do të jetë pjesë e albumit muzikor të videolojës së shumëpritur “Grand Theft Auto VI”, me një këngë të re të titulluar “Go Easy”.
Emri i artistes është shfaqur në një listë që po qarkullon në internet dhe që pretendohet se i përket kopertinës së pasme të edicionit në vinil të albumit “GTA VI: The Album”. Në këtë listë, kënga “Go Easy” figuron në pozitën e shtatë.
Megjithatë, lajmi mbetet ende i pakonfirmuar zyrtarisht nga këngëtarja apo nga kompania zhvilluese e lojës. Deri më tani, informacioni mbështetet vetëm në listën e pretenduar të publikuar në internet.
As data e mundshme e publikimit të këngës dhe as detaje të tjera rreth projektit nuk janë bërë të ditura.

