Përzgjedhësi Franco Foda, ka liruar nga grumbullimi i Kombëtares së Kosovës futbollistët Edon Zhegrova dhe Veldin Hoxha.
Zhegrova është liruar për shkak të lëndimit, i cili e pamundëson të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës kundër Irlandës, ndërsa Hoxha për shkak të pezullimit si pasojë e kartonit të kuq (pas dy të verdhëve) në ndeshjen e djeshme kundër Izraelit.
Njoftimi erdhi nga Federata e Futbollit të Kosovës në një postim në Facebook./IndeksOnline/
Burimi: indeksonline.net ↗

