KORREKT / SOT15 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Katër klube të Premier League ofrojnë deri në 100 milionë euro për Fermín López-in!

Katër klube të Premier League ofrojnë deri në 100 milionë euro për Fermín López-in!

Fermín López është kthyer në një nga emrat më të kërkuar në tregun e transferimeve, pasi interesimi për mesfushorin spanjoll të Barcelonës po rritet ndjeshëm.

Sipas gazetarit Alfredo Martínez, në një raportim për mediumin katalanas Diario Sport, Barcelona ka marrë oferta që arrijnë deri në 100 milionë euro nga katër klube të Premier League për shërbimet e 22-vjeçarit.

Në mesin e skuadrave të interesuara, Chelsea dhe Manchester United raportohet se kanë shfaqur interesimin më të madh, ndërsa edhe dy klube të tjera angleze kanë hyrë në garë për futbollistin.

Megjithatë, dëshira e vetë Fermín López është e qartë pasi ai dëshiron të vazhdojë karrierën në “Camp Nou” dhe nuk e ka në plan largimin nga Barcelona planifikon të përmirësojë kontratën e tij aktuale, e cila është e vlefshme deri në vitin 2031./IndeksOnline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.