Kombëtarja shqiptare do të luajë ndaj Bjellorusisë në Budapest të Hungarisë, në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të UEFA Nations League. Takimi do të luhet në orën 18:00 dhe do të zhvillohet në stadiumin “Illovszky Rudolf”.
Përballja do të luhet me dyer të mbyllura, pa praninë e tifozëve. Kjo vjen si pasojë e sanksioneve të vendosura nga UEFA ndaj Bjellorusisë, të cilat detyrojnë kombëtaren dhe klubet e këtij vendi t’i zhvillojnë ndeshjet si pritëse në terrene neutrale dhe pa spektatorë.
Kuqezinjtë vijnë në këtë sfidë në krye të Grupit C1 me 12 pikë, ndërsa Bjellorusia renditet në vendin e dytë me 10 pikë.
Kombëtares shqiptare i mjafton një barazim për të siguruar vendin e parë dhe ngjitjen në Ligën B./atsh

