Një shtetase e huaj ka raportuar se persona të panjohur i kanë vjedhur çantën nga vetura në Gjakovë.
Ngjarja ka ndodhur më 14 nëntor, rreth orës 16:00.
Sipas raportit policor, në çantën e vjedhur ndodheshin dokumente personale dhe para të gatshme.
Rasti është duke u hetuar nga Policia. /Lajmi.net/
Burimi: lajmi.net ↗

