Kompania SpaceX ka shënuar një tjetër sukses të rëndësishëm në zhvillimin e teknologjisë hapësinore, pasi kulla gjigante robotike “Mechazilla” ka arritur të kapë me sukses raketën Starship.
Kjo arritje përfaqëson një moment të rëndësishëm në programin e SpaceX, pasi demonstron edhe një herë potencialin e teknologjisë së ripërdorimit të mjeteve hapësinore, shkruan IndeksOnline.
Mechazilla catches Starship! Congratulations to the entire SpaceX team on this incredible achievement! https://t.co/YJzmGUZb2B
— SpaceX (@SpaceX) November 14, 2026
Kapja e Starship-it nga krahët mekanikë të kullës Mechazilla është një nga momentet më spektakolare të inxhinierisë moderne dhe një hap tjetër drejt synimit të kompanisë për ta bërë udhëtimin në hapësirë më efikas dhe më ekonomik.
SpaceX ka përgëzuar të gjithë ekipin që kontribuoi në realizimin e kësaj arritjeje, e cila dëshmon për përkushtimin dhe punën e jashtëzakonshme të inxhinierëve dhe specialistëve të kompanisë.
Raketa Starship u lëshua në hapësirë si pjesë e një fluturimi testues, me qëllim testimin e teknologjisë dhe sistemeve të saj për misionet e ardhshme hapësinore.

