KORREKT / SOT14 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

“Merituam fitoren” / Tifozët dardanë, të dëshpëruar pas ndeshjes (VIDEO)

“Merituam fitoren” / Tifozët dardanë, të dëshpëruar pas ndeshjes (VIDEO)

Ndonëse deshën të ishin në stadium, fatkeqësisht bileta nuk arritën të siguronin.

Megjithatë, shumë të rijnë gjetën mënyra për të ndjekur ndeshjen e Kosovës ndaj Izraelit.

Por, ata dhe shumë tifozë të tjerë që të shtunën u mblodhën në stadiumin “Fadil Vokrri”, me shpresën për ta parë Kosovën duke triumfuar ndaj Izraelit, në fund u përballën me rezultatin që për ta ishte zhgënjyes, raporton Klan Kosova.

Madje, pati edhe nga ata që fajin për paraqitjen e Kosovës ia lanë formacionit, duke vlerësuar se përzgjedhja e pozicionimi i lojtarëve nuk ishte i duhur.

Por, para se të niste ndeshja, atmosfera te stadiumi ishte krejt tjetër.

Entuziazmi ishte i madh, ndërsa tifozët kishin ardhur me një qëllim të vetëm – ta përkrahnin Kosovën dhe ta shtynin drejt fitores.

Në hyrje të stadiumit, disa prisnin në radhë për t’iu nënshtruar kontrolleve të sigurisë, ndërsa të tjerë ndanin me njëri-tjetrin pritshmëritë dhe parashikimet për rezultatin e lojës.

Por, fishkëllima e fundit e gjyqtarit disi e ndryshoi atmosferën. Shpresat e fillimit u zëvendësuan me pak zhgënjim.

Pas largimit të tyre, në afërsi të stadiumit mbeti Policia e Kosovës, e cila gjatë gjithë ditës ishte e pranishme me numër të shtuar për të garantuar sigurinë.

Për më shumë, ndiqeni kronikën:

Hap videon në burimin e saj ↗
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.