KORREKT / SOT14 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Infuzioni për puçërr dyshohet se ia mori jetën gruas nga Klina (VIDEO)

Infuzioni për puçërr dyshohet se ia mori jetën gruas nga Klina (VIDEO)

Një puçërr në fytyrë e çoi te mjeku. Por, trajtimi për këtë dyshohet se ia solli vdekjen.

Shkak i puçrrës, Albona Morina nga Rixheva e Klinës bashkë më burrin e saj, pasditen e së premtes shkuan në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Nënë Tereza’’ në Klinë, ku pas konsultës me infektologun, 43 vjeçares iu përshkrua një infuzion, raporton Klan Kosova.

Por ky infuzion, sipas këtij institucioni shëndetësor, nuk i ndikoi aspak mirë.

Rrugën deri në Spitalin e Pejës, këta e bënë nën asistencën e policisë, pasi në autoambulancë nuk funksionoi pajisja e sinjalizimit.

Këtë ia konfirmoi televizionit shoferi i saj, i cili përmes telefonit pohoi se me alarm u nis, por rrugës iu dogj pajisja, për çka më pas kërkoi ndihmën e policisë, meqë siç tha, nuk kishte kohë ta ndërronte automjetin.

Përkundër kësaj, në Spitalin Regjional të Pejës, viktima mbërriti pa shenja jete. Këta më pastaj i thirrën organet e hetuesisë që të merren me rastin.

Hetimet i filloi menjëherë, Prokuroria e Pejës.

Varrimi i së ndjerës u bë pasditen e kësaj të shtune në Rixhevë të Klinës.

Për më shumë, ndiqeni kronikën:

Hap videon në burimin e saj ↗
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.